I mbijetuari nga Reçaku skeptik për gjykimin: Drejtësi nuk ka pa të akuzuarit në bankë

Ramë Shabani, 60 vjeç, banor i fshatit Reçak në Komunën e Shtimes, thotë se përmes mediave ka mësuar se në Kosovë pritet të fillojë gjykimi i 21 personave të akuzuar për krime lufte lidhur me masakrën në fshatin e tij.

Të lidhura

None found

Shabani është një prej të mbijetuarve të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999.

“Askush nga institucionet nuk më ka njoftuar për procesin gjyqësor dhe nuk kam marrë ftesë që të dëshmoj”, deklaron ai për Radion Evropa e Lirë.

Procesi ndaj 21 të pandehurve do të zhvillohet në mungesë dhe pritet të nisë të premten, më 31 korrik. Megjithatë, Shabani nuk beson se një gjykim i tillë mund të sjellë drejtësi.

Arratisja që i shpëtoi jetën

Të shtënat me armë e zgjuan nga gjumi Ramë Shabanin në mëngjesin e 15 janarit 1999. Në atë kohë ai ishte 33 vjeç.

Gjatë një rrëfimi të mëhershëm për REL-in në Reçak, ai kishte treguar se krismat ishin kthyer në diçka të zakonshme gjatë luftës. Por, rreth orës 7:00 të mëngjesit, familja e tij kuptoi se këtë herë në fshat po ndodhte diçka jashtë normales.

Një numër i madh forcash policore serbe po sulmonin Reçakun dhe po hynin në lagjet e tij.

Për t’u mbrojtur nga plumbat e forcave serbe, Shabani dhe pjesëtarët e familjes së tij u fshehën në bodrumin e shtëpisë së një fqinji.

Sipas tij, shtëpia fillimisht u godit me armë, ndërsa më pas forcat serbe hynë brenda.

“Shtëpinë na e granatuan, na detyruan të dilnim jashtë, na rrahën dhe na morën gjithçka që kishim nëpër xhepa. Pas kësaj, na dërguan në vendin ku ndodhi masakra”, rrëfen Shabani.

Ai thotë se vrasja e civilëve shqiptarë nga forcat serbe nisi pasi grupi mbërriti në vendin e quajtur Kodra e Bebushit, në periferi të Reçakut.

“Na ofenduan në gjuhën serbe dhe unë arrita të largohesha duke ikur në një teposhtë. Shtatë ose tetë personat që ndodheshin pas meje u vranë”, tregon ai.

Kur forcat serbe u tërhoqën, Shabani u rikthye në vendin e ngjarjes. Atje mësoi se vëllai i tij, Bajrush Shabani, ishte vrarë bashkë me 11 kushërinj dhe më shumë se 30 bashkëfshatarë të tjerë.

Dyshimet për arritjen e drejtësisë

Masakra e ndodhur në Reçak 27 vjet më parë nxiti reagime të fuqishme ndërkombëtare dhe shtoi trysninë mbi regjimin në Serbi. Kjo çoi në negociata mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve serbe, të zhvilluara me ndërmjetësim ndërkombëtar në Konferencën e Rambujesë, në Francë.

Pasi palët nuk arritën marrëveshje, NATO-ja ndërhyri duke bombarduar për 78 ditë objektivat ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë. Më vonë, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë, ndërsa forcat dhe administrata serbe u larguan nga vendi.

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga ngjarjet e Reçakut, Shabani mbetet skeptik ndaj procesit në mungesë që pritet të fillojë të premten kundër 21 të akuzuarve.

Në vlerësimin e tij, drejtësia nuk do të vihet në vend edhe nëse gjykata i shpall fajtorë dhe i dënon të pandehurit.

“Dua që të ketë një vendim të drejtë, por kjo nuk mund të sjellë drejtësi. Ata 21 persona, emrat e të cilëve janë përmendur, nuk hyjnë më në Kosovë dhe ne, autoritetet e Kosovës, nuk do të arrijmë t’i kapim kurrë. Nëse ata nuk janë në bankën e të akuzuarve, nuk mund të bëhet asgjë”, shprehet Shabani.

Megjithatë, ai e sheh nisjen e procesit si një lloj lehtësimi dhe njohjeje institucionale të asaj që ndodhi.

“Prapëseprapë, është si një lloj flladi. Për mua përbën vetëm një njohje nga institucionet tona të asaj që ka ndodhur në Reçak dhe tregon se ato duan të ndërmarrin diçka, por asgjë më shumë”, thotë ai.

Masakra e Reçakut përballë drejtësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në fund të dhjetorit të vitit të kaluar aktakuzë ndaj 21 personave, duke propozuar që ata të gjykohen në mungesë për vrasjen e 42 civilëve gjatë operacionit të forcave policore serbe në Reçak, më 15 janar 1999.

Aktakuza për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile” përfshin O.S., R.M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A. dhe Z.J. Asnjëri nga të akuzuarit nuk është i qasshëm për institucionet kosovare të drejtësisë.

Për shkak se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore, gjykimi në mungesë nuk arriti të fillonte më 20 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Për katër nga të pandehurit nuk dihej se cilët ishin avokatët mbrojtës. Mbrojtësit e tyre duhej të caktoheshin sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve e Kosovës.

Në seancën që nis të premten, Prokuroria Speciale do të paraqesë aktakuzën. Sipas saj, të pandehurit, në cilësinë e pjesëtarëve të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, të Brigadës së 243-të të Mekanizuar të Armatës së III-të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kryer gjatë viteve 1998-1999 trajtim çnjerëzor, shkatërrim prone, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

Në aktakuzë thuhet se Reçaku ishte rrethuar nga drejtimet e njohura me emrat “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, për t’u granatuar më pas.

Forcat kishin vazhduar duke kontrolluar çdo shtëpi veçmas. Burrat ishin ndarë nga gratë dhe fëmijët; gratë dhe fëmijët ishin detyruar të largoheshin nga fshati, kurse burrat e ndaluar ishin ekzekutuar.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi proces i drejtësisë që lidhet me masakrën e Reçakut.

Pesë persona u arrestuan më 12 qershor gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, të zhvilluar në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Prokuroria njoftoi se pesë të arrestuarit janë të nacionalitetit serb. Policia, ndërkohë, nuk arriti ta ndalonte personin e gjashtë, pasi ai nuk u gjet në vendbanimin e tij.

Të arrestuarit dyshohen se kanë shërbyer në njësitë speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e janarit në Reçak.

Pavarësisht se si do të përfundojnë proceset që kanë të bëjnë me ngjarjet në Reçak, Shabani thotë se një çështje mbetet peng i rrethanave.

“Pothuajse shumica e prindërve të viktimave tashmë kanë vdekur. Ata nuk e panë drejtësinë dhe u larguan nga kjo botë me sytë hapur”, përfundon ai. / REL


Shtuar 31.07.2026 07:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort