Hykmete Bajrami kërkon reflektim dhe zgjedhje të brendshme në LDK: Pozitat nuk zgjasin përgjithmonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka përsëritur thirrjen e saj për përgjegjësi politike dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme në parti, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i nënshtrohet një reflektimi të thellë pas rezultateve zgjedhore.

Në një postim publik, ajo rikujtoi se që në janar kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, ndërsa vetë kishte ofruar dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetares, me arsyetimin se përgjegjësia politike nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.

Të lidhura

None found

“Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim”, ka shkruar Bajrami.

Në postimin e saj, ajo është shprehur se zgjedhjet e brendshme mbeten zgjidhja dhe se duhet vepruar me dinjitet, pasi pozitat nuk janë të përhershme.

Bajrami ka theksuar se qëndrimin e njëjtë e kishte bërë publik edhe në janar, kur kishte vlerësuar se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, në LDK duhej të kishte reflektim, përgjegjësi dhe procese të brendshme zgjedhore.

Ajo ka nënvizuar se në atë kohë kërkoi dorëheqjen e kryetarit dhe u largua në mënyrë të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, pasi, sipas saj, standardet duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Më tej, Bajrami ka kujtuar se LDK-ja zhvilloi Kuvendin e partisë, ku kryetari e hodhi mandatin e tij në votim. Sipas saj, rreth 45% e delegatëve u shprehën pro dorëheqjes së tij, çka ajo e cilësoi si një sinjal të qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe ndryshime të domosdoshme.

Megjithatë, ajo ka theksuar se kryetari vendosi të vazhdojë, madje duke marrë kompetenca të zgjeruara nga i njëjti Kuvend.

Sipas Bajramit, pas një tjetër rezultati zgjedhor që e renditi sërish LDK-në në vendin e tretë, si dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, është bërë edhe më e dukshme se çështjet e identifikuara në janar nuk janë trajtuar kurrë.

Ajo ka bërë të ditur se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.

Në fund, Bajrami është shprehur se LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe nisjen e një kapitulli të ri që do të rikthente besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve, duke theksuar se LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej tyre.


Shtuar 24.06.2026 12:04

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş