Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar mënyrën e zhvillimit të procesit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si të papajtueshme me çdo sjellje politike.
None found
Ai bëri të ditur se LDK-ja do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit në rast se ajo thirret, ndërsa theksoi se vendimet për hapat e ardhshëm do të diskutohen pasi Kuvendi të konstituohet.
“Kjo është jashtë çdo sjelljeje politike. Nëse seanca ftohet, ne do të marrim pjesë, kjo është e qartë. Nuk jemi thjesht në kundërshtim me Kushtetutën, por çdo veprim që po ndërmerret është komplet jashtë spektrit kushtetues”, deklaroi Hoti.
Duke folur për mundësinë që LDK-ja ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, Hoti tha se kjo çështje tashmë është diskutuar, por grupi ende nuk ka përcaktuar një qëndrim përfundimtar. Sipas tij, vendimi do të merret pas konstituimit të Kuvendit.
“Do ta diskutojmë. E kemi trajtuar këtë çështje, por ende nuk kemi marrë një qëndrim. Sapo të konstituohet Kuvendi, duhet të vendosim se si do të veprojmë”, tha ai.
Hoti nënvizoi gjithashtu se LDK-së i takon e drejta për të propozuar përfaqësuesin e saj në Kryesinë e Kuvendit, duke sqaruar se kompetencat e kryetarit ndryshojnë nga ato të nënkryetarit.
“Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin e Kosovës, ndërsa nënkryetari përfaqëson grupin parlamentar. Për këtë arsye, është plotësisht në diskrecionin tonë të propozojmë personin që na përfaqëson në Kryesinë e Kuvendit”, u shpreh ai.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë…
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…