Categories: kosovë

Jo!” – Avdullah Hoti kundërshton kandidaturën e Bekim Sejdiut për President

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë kandidaturën e propozuar për President të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Hotit, qëndrimi i tij nuk buron nga ndonjë arsye personale, por nga bindje politike dhe institucionale. Ai theksoi se Presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon qytetarët, krijon konsensus përtej partive dhe mbron interesin e përgjithshëm.

Hoti vlerësoi se kandidatura në fjalë nuk përputhet me parimet dhe interesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të elektoratit të saj. Për këtë arsye, ai kërkoi që LDK-ja të mbajë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm.

“Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike”, shkroi Hoti.

Ai publikoi edhe qëndrimin e tij të plotë:

Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional.

Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë unifikuese, e aftë të ndërtojë konsensus përtej interesave partiake dhe të përfaqësojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e plotëson këtë kriter.

Po ashtu, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra e imponimit të kësaj zgjidhjeje krijon përshtypjen se LDK-ja ka penguar kandidatura të tjera politike vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është gjithashtu politike.

LDK-ja duhet të mbajë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së.

Kjo nuk është çështje individësh, por e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

të fundit

Schuebel pritet t’i dorëzojë Kurtit Raportin për Kosovën 2026 në takimin e pasdites

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…

18 seconds ago

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

5 minutes ago

Polemika në Danimarkë: 149 persona, përfshirë miqtë, mashtruan një komedian për katër muaj

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

5 minutes ago

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

9 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

9 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

9 minutes ago