Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se i është bashkuar me nënshkrim nismës legjislative të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.
None found
Sipas Hotit, përmes kësaj nisme kërkohet që mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të shoqërohet me përgjegjësi penale.
“Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam nënshkruar nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të iniciuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me qëllim që moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të mos mbetet pa përgjegjësi penale”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka vlerësuar se funksionimi i shtetit ligjor nuk mund të varet nga vullneti i institucioneve për të zbatuar ose jo vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk mund të ketë shtet ligjor me standardin: Gjykata vendos, Qeveria zgjedh nëse zbaton apo jo”, është shprehur Hoti.
Nisma parashikon po ashtu kriminalizimin e keqpërdorimit të parave publike për përfitime zgjedhore, në mënyrë që buxheti shtetëror të mos shfrytëzohet për ndikim në votën e qytetarëve.
Deputeti i LDK-së e ka përshkruar këtë hap si një paralajmërim të qartë për çdo pushtet që synon të shmangë Kushtetutën.
“Kjo nismë është një mesazh i qartë për çdo pushtet që mendon se mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime politike. Janë detyrim kushtetues”, ka thënë Hoti.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të…
Në Prishtinë po mbahet dita e dytë e protestës së organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes…
Sulmuesi i Grasshoppersit Samuel Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe…
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…