Hetimet për varreza masive zgjerohen në një lokacion të tretë pas Kalludrës së Vogël dhe Jabukës

Hetimet për rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut po zhvillohen me intensitet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkërendim me Policinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij rasti janë arrestuar deri tani tre persona. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa gjatë procesit hetimor janë kontrolluar disa lokacione.

Në fshatin Jabukë, veprimet hetimore kanë çuar në zbulimin e mbetjeve mortore. Për të mundësuar identifikimin e tyre, mbetjet do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së.

Ndërkohë, puna në terren po vazhdon edhe në fshatin Kalludër e Vogël, ku gërmimet ende nuk kanë përfunduar.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetuesit po veprojnë aktualisht edhe në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ka qëndruar në vendngjarje së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, me qëllim mbikëqyrjen e veprimeve hetimore.

Për shkak se procedura ndodhet në një fazë të ndjeshme, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se për momentin nuk mund të publikojë hollësi të tjera. Informacione shtesë do të bëhen publike atëherë kur kjo të jetë e mundur pa e dëmtuar hetimin.


Shtuar 4.08.2026 15:58

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş