Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes, e ka cilësuar krijimin e Gjykatës Speciale si një hap të padrejtë dhe të dëmshëm, ndërsa ka shprehur shpresën se kërkesa e Prokurorisë së Specializuar do të korrigjohet.
Të lidhura
None found
“Duke qenë në thelb e padrejtë, natyrisht që sa herë kalojnë vitet na kujtohet se sa i dëmshëm ka qenë vendimi për ta formuar Gjykatën Speciale. Uroj që Gjykata ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë së Specializuar”, ka deklaruar Haxhiu për Kosovapress.
Sipas saj, themelimi i kësaj gjykate përbën një gabim historik dhe do të kujtohet përgjithmonë si një prej vendimeve më të dëmshme të marra nga Kuvendi i Kosovës.
“E kemi konsideruar si një nga gabimet historike që do të mbahen mend përgjithmonë si vendim i dëmshëm i Kuvendit, është pikërisht formimi i Speciales”, është shprehur Haxhiu.
