Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pret që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë së shpejti një marrëveshje.
Të lidhura
None found
Pas takimit të zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haxhiu nënvizoi se dakordimi mes dy subjekteve është thelbësor për vazhdimin e përparimit të vendit.
“Shpresoj që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt, pasi është shumë e rëndësishme që Kosova të ecë përpara”, u shpreh Haxhiu.
Ajo tha se vendi duhet të përmbushë një seri detyrash dhe të vijojë reformat, duke përfshirë edhe angazhimet që lidhen me proceset e integrimit.
“Shpresojmë që java e ardhshme të jetë vendimtare për këtë proces të rëndësishëm”, deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes.
Sipas Haxhiut, një marrëveshje e arritur do të ndihmonte Kosovën të vijonte rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, si edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
