Haxhiu: Çelja e arkivave s’mund të varet nga vullneti i Serbisë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në mbylljen e projektit “Na Mungojnë”, i cili përmes dokumentarëve dhe debateve publike ka sjellë në fokus rrëfimet e familjeve të personave të pagjetur dhe kërkesën e tyre të pandalur për të mësuar të vërtetën.

Haxhiu tha se këto rrëfime nuk përfundojnë me mbarimin e projektit, por vazhdojnë të jetojnë edhe pasi fiket ekrani dhe mbyllen debatet. Sipas saj, ato mbeten në familjet ku prej vitesh përsëritet e njëjta pyetje: si mund të kuptohet zhdukja me dhunë e njeriut të afërt gjatë luftës, ndërsa familja mbetet pa asnjë përgjigje.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se zhdukja me dhunë e ndërpret vetë fillin e kuptimit dhe se nuk ekziston asnjë shpjegim që e lehtëson pritjen e familjeve, asnjë fjalë që mund të zëvendësojë mungesën e njeriut të dashur.

Sipas saj, megjithatë, pamundësia për ta kuptuar nuk e shuan detyrimin për të ditur. Duke kujtuar fjalët e Primo Levit, Haxhiu tha se kur kuptimi është i pamundur, atëherë dija bëhet e domosdoshme, ndërsa për familjet e personave të pagjetur kjo mbetet kërkesa e vetme: të dinë se ku ndodhen më të dashurit e tyre.

Haxhiu deklaroi se mungesa e përgjigjeve lidhet me faktin se Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura arkivat e saj ushtarake, policore dhe shtetërore, duke mbajtur kështu përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë proces. Ajo nënvizoi se pikërisht në këto arkiva mund të gjenden të dhëna për urdhra, varrime, zhvarrime dhe vendndodhje që familjet i presin prej më shumë se një çerek shekulli.

Ajo shtoi se zbulimi i varrezave masive në territorin e Serbisë ka dëshmuar qartë se fshehja e gjurmëve ka qenë e qëllimshme. Sipas Haxhiut, hapja e arkivave nuk duhet të mbetet në dorën e vullnetit të Beogradit dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë si një detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve, drejtësisë dhe së vërtetës. Ajo rikujtoi se rreth 1600 persona vazhdojnë të jenë në listat e të pagjeturve dhe shpesh përmenden vetëm si numra e statistika, ndërsa dokumentarë të tillë shkojnë përtej tyre duke sjellë emrat, fytyrat dhe rrëfimet përmes zërave që kanë pritur për shumë gjatë.

Haxhiu tha gjithashtu se nga Drenasi në Mitrovicë, nga Peja në Prizren, nga Gjilani në Ferizaj, nga Gjakova në Prishtinë, këto histori na rikujtojnë se ndonëse mungesa nuk përjetohet njësoj në çdo familje, pritja dhe kërkesa mbeten të përbashkëta.

Sipas saj, kërkesa për të ditur nuk duhet të mbetet vetëm barrë e kujtesës së familjeve, por kërkon angazhim të përditshëm institucional, përmes hetimit, dokumentimit, punës mjekoligjore, bashkëpunimit me familjet dhe ndjekjes së çdo informacioni që mund të çojë drejt së vërtetës.

Ajo falënderoi Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar, Prokurorinë Speciale, Policinë dhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin në gjetjen e personave të zhdukur me dhunë dhe në trajtimin e krimeve të luftës. Haxhiu u shpreh se vitet e fundit është shënuar përparim falë rritjes së kapaciteteve dhe ndryshimeve ligjore që kanë bërë të mundur gjykimin në mungesë, si përgjigje ndaj mosbashkëpunimit të Serbisë. Ajo shtoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për ta mbështetur këtë proces, sepse drejtësia për krimet e luftës është një detyrim i pashmangshëm.

Në vijim, Haxhiu tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm edhe në aspektin ligjor dhe institucional për këtë çështje.

Ajo kujtoi se në korrik 2023, Kosova iu bashkua Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP, ndërsa në gusht 2023 u themelua Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës. Sipas saj, edhe Strategjia për Drejtësi Tranzicionale 2024–2034 e vendos kërkimin e të vërtetës, drejtësinë, reparacionet dhe reformën institucionale si shtylla të kësaj fushe. Haxhiu theksoi se kjo punë ka sjellë edhe rezultate konkrete, duke përmendur identifikimin e personave të zhdukur nga masakra e Kralanit dhe rivarrimin e tyre pas kaq shumë vitesh, si dëshmi se asnjë rast nuk mund të konsiderohet i mbyllur pa marrë familja përgjigje.

Në fund, u.d. presidentja falënderoi BIRN Kosovën, ACDC-në, Bashkimin Evropian dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt, duke veçuar në mënyrë të posaçme familjet që kanë pranuar të flasin.

Haxhiu tha se ato nuk kanë folur për ta shndërruar dhimbjen në një rrëfim publik, por sepse e dinë që e vërteta duhet të ketë si zë, ashtu edhe dëshmitarë. Ajo përfundoi se personat e pagjetur janë emra që i përkasin kujtesës së këtij vendi dhe përgjegjësisë së institucioneve të tij, ndërsa deri në momentin kur të ketë përgjigje për ta, kjo punë nuk mund të konsiderohet e përfunduar.


Shtuar 25.06.2026 13:13

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet