Categories: kosovë

Gjykimi për administrim të drejtësisë/ Gjykata Speciale përcakton datat e deklaratave përfundimtare

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator.

Të lidhura

None found

Seancat janë planifikuar të nisin në orën 09:30 dhe do të zhvillohen në prani të publikut.

Në njoftim thuhet se, më 20 gusht, gjyqtari pranoi kërkesat e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për t’i ndjekur deklaratat përfundimtare përmes videokonferencës.

Palët do të përdorin këtë fazë të procesit për të përmbledhur qëndrimet dhe argumentet e tyre, duke iu referuar provave të administruara, besueshmërisë së dëshmitarëve, procesverbalit të procedurës dhe ligjit në fuqi.

Fjalën e parë do ta marrë Prokurori i Specializuar, ndërsa më pas deklaratën përfundimtare do ta paraqesë Mbrojtja.

Pas kësaj, palëve do t’u jepet mundësia për t’iu përgjigjur argumenteve të njëra-tjetrës. Të akuzuarit do ta kenë fjalën e fundit.

Me mbylljen e deklaratave përfundimtare, Trupi Gjykues do ta konsiderojë çështjen të përfunduar.

të fundit

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

3 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

7 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

8 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

9 minutes ago

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari shqiptar, dyshohet për v*asjen e bashkëkombësit në Selanik në vitin 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

13 minutes ago

Nuk e pashë të qante kurrë”, babai i Jessica-s rrëfen dyshimet për bashkëshortin e saj: Ajo jetonte me frikën se mund të vdiste

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago