Gjykata Speciale do të zhvillojë deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e cila lidhet me akuzat për administrim të drejtësisë.
None found
Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan se Gjykatësi i Vetëm ka përcaktuar që deklaratat përfundimtare në rastin “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026. Seancat do të nisin në orën 09:30.
Me zhvillimin e këtyre deklaratave përmbyllet paraqitja e argumenteve nga palët në këtë proces gjyqësor. Pas kësaj, Gjykatësi i Vetëm do të marrë vendimin për çështjen.
Dokumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar bëjnë të ditur se veprat penale të përfshira në aktakuzë lidhen me procedurat zyrtare të Dhomave të Specializuara, ndër to edhe me hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Sipas aktakuzës, të paktën gjatë periudhës nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor 2023, Thaçi nxori informacione konfidenciale që i ishin bërë të ditura gjatë gjykimit të tij. Prokuroria pretendon gjithashtu se ai, së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, u koordinuan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…