Categories: kosovë

Procesi në Hagë për pengim të drejtësisë drejt përfundimit, ja oraret e fjalëve përmbyllëse

Çështja gjyqësore për pengim të administrimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara po i afrohet fazës së fundit, ku palët do të paraqesin argumentet përmbyllëse.

Të lidhura

None found

Në këtë proces akuzohen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Sipas një vendimi të Dhomave të Specializuara, fjalët përfundimtare do të mbahen më dhjetë, njëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë shtator. Seancat do të nisin në orën nëntë e tridhjetë dhe mund të vazhdojnë deri në shtatëmbëdhjetë e pesëmbëdhjetë.

Prokuroria e Specializuar do të ketë në dispozicion tri orë për të paraqitur përmbledhjen e qëndrimit dhe argumenteve të saj.

Për mbrojtjen e Thaçit janë caktuar dy orë, ndërsa ekipi mbrojtës i Smakajt do të flasë për një orë e gjysmë. Mbrojtjeve të Kilajt dhe Fazliut u janë ndarë nga dy orë secilës, kurse ajo e Kuçit do të ketë dyzet e pesë minuta.

Pas përfundimit të deklarimeve të palëve, Prokuroria do të mund të japë përgjigjen e saj brenda një ore. Më pas, ekipi i Thaçit do të ketë tridhjetë minuta për komentet.

Mbrojtjet e Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit do të kenë nga pesëmbëdhjetë minuta për të reaguar secila.

Gjatë kësaj procedure, gjyqtari Christopher Gosnell mund t’u drejtojë pyetje palëve në cilëndo fazë.

Pas mbylljes së fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të tërhiqet për të shqyrtuar provat dhe argumentet, përpara se të marrë aktgjykimin.

Rasti ka të bëjë me pretendimet për ndërhyrje te dëshmitarët e Prokurorisë. Të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Kjo çështje është e veçuar nga gjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

të fundit

Deputetja Mehmeti-Selimi: Kosova e gatshme për kontribut të drejtpërdrejtë në siguri si partnere e NATO-s

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…

13 minutes ago

Përballje shqiptare në Ukrainë: Tahiri shënon, Zabërgja asiston, por fiton Kolos Kovalivka

Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…

16 minutes ago

Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës për shkarkimet nga “like” dhe “share”: Nuk jemi institucion në varësi personale të Kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…

18 minutes ago

Marshimi vijon drejt Rrugës së Kavajës, shoferët solidarizohen me protestuesit përmes borive

Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…

29 minutes ago

Zbulohet manovra e fshehtë që përdori kampi i Guimaraes për kalimin te Arsenali

Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…

33 minutes ago

Mickoski: North Macedonia’s economy ranks among the most successful in Europe

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

36 minutes ago