Krimi i rëndë në Kosovë/ Prokuroria kërkon paraburgimin e të dyshuarit për v*asjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës

Prokuroria Themelore në Gjilan i ka kërkuar Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e paraburgimit për B.D., të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit A.D. dhe foshnjës 3-muajshe D.D.

Sipas Prokurorisë, B.D. është babai i A.D. Ai është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Të lidhura

None found

Prokuroria njofton se më 2 nëntor, rreth orës 09:00, Policia e Kosovës e informoi për rastin në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit.

Ekipet policore dhe prokurori i shtetit shkuan në vendngjarje dhe nisën veprimet për sqarimin e rrethanave.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe do t’i vazhdojë ato për të zbardhur plotësisht dhe drejt gjendjen faktike.


Shtuar më 2.11.2026 15:30