Feyenoord dhe Drita sonte zhvillojnë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Për skuadrën nënkampione të Kosovës është një ndeshje e vështirë, por duhet provuar të shkaktojnë befasi.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” kishte përfunduar baras dhe pa gola.
Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:00 në “De Kuip”, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.