Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismajli, sot feston ditëlindjen.
Ajo mbush plot 36 vite jetë dhe vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun edhe pse ka kohë që është larguar nga muzika.
Krahas kësaj, nuk munguan urimet nga miqtë, familjarët, fansat e kolegët e saj.
Por pa dyshim ai më i rëndësishmi ishte urimi nga motra e saj, Adelina Ismajli.
“Më e bukura. Ishe fëmiu më i ëmbël në botë, për tu bërë vajza më e bukur që njoh”, shkroi Adelina në imazhin e publikuar.