Familja e Jetlira Foniqit kërkon zbardhje dhe drejtësi pas ngjarjes tragjike në Malishevë

Familjarët e Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Kërvasari të Malishevës, njoftimin për rastin e kanë marrë pas orës 02:00 të mesnatës.

Të lidhura

None found

Flamur Foniqi, djali i axhës së viktimës, deklaroi për KosovaPress se familja është e bindur se e reja është privuar nga jeta përmes vrasjes.

Ai tha se familja po pret raportin përfundimtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, duke kërkuar që rasti të trajtohet me drejtësi të plotë.

“E ndjera është vajza e axhës, ndërsa lajmin për këtë rast tragjik e kemi marrë sot pas orës 02:00 të mesnatës. Nga informacionet që kemi marrë në mëngjes, ne si familje dimë dhe besojmë fuqishëm se bija jonë është privuar nga jeta. Mendojmë se ka ndodhur një vrasje dhe ky është qëndrimi ynë, ndërsa për konstatimet e tjera presim Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Jemi në dhimbje, sepse bija jonë është privuar nga jeta, dhe nga këtu kërkojmë që të vendoset drejtësia e plotë”, tha ai për KosovaPress.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 25-vjeçarja, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri.

Sipas të dhënave policore, në dhomën e gjumit janë gjetur të lënduar viktima 25-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 26-vjeçar. Si i dyshuar për rastin po trajtohet Egzon Bytyqi, 26 vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, i ka deklaruar KosovaPress-it se ngjarja është raportuar më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20.

Të dy të plagosurve u është dhënë fillimisht ndihma e parë mjekësore, përpara se të dërgoheshin për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë zjarri, që dyshohet se është përdorur gjatë rastit.

Policia është njoftuar nga QKUK-ja rreth orës 01:10 se 25-vjeçarja kishte vdekur si rezultat i plagëve të pësuara.


Shtuar 24.08.2026 15:47

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş