Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të cilët ishin ndaluar.
Të lidhura
None found
Vendimi lidhet me tensionet dhe përplasjet e shënuara gjatë protestës së 5 tetorit.
Ekrem Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës. Ndërkohë, Fatlum Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, në lidhje me incidentin ku u përfshi deputeti Fahrush Rexhepi.
Sipas vendimit gjyqësor, të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.
