E RËNDË/ Në mesin e viktimave nga Covid në Kosovë edhe një 31 vjeçare shtatzënë, nuk ishte vaksinuar

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Shërbimin Spitalor dhe Universitar të Kosovës.

Mësohet se viktima ka qenë një 31 vjeçare e pavaksinuar e cila ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuarme dy doza”- u shpreh drejtoresha e Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Agreta Gashi.


Shtuar 1.09.2021 11:18