Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të largohen nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Largimi i tyre ndodhi pasi policia ndërhyri ndaj protestuesve që kishin rrethuar objektin e legjislativit.
Salla plenare u mbyll nga administrata e Kuvendit, pasi LVV-ja dhe PDK-ja nuk arritën marrëveshje për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Për shpërndarjen e protestuesve, Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës.
