Categories: kosovë

Bytyçi: Sanksionet ndaj Rusisë tregojnë orientimin perëndimor të Kosovës, Evropa duhet ta vlerësojë këtë mesazh

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vijuar dhe forcuar masat ndëshkuese ndaj Rusisë dhe personave të lidhur me regjimin e Moskës konsiderohet një tregues i qartë i kursit euroatlantik të Prishtinës.

Të lidhura

None found

Profesori Enver Bytyçi, në një deklaratë për “Bota sot”, tha se Kosova mbetet një partnere e rëndësishme dhe e besueshme e Perëndimit. Sipas tij, qëndrimi i Prishtinës ndaj Rusisë e veçon dukshëm atë nga politika e Serbisë.

Bytyçi kujtoi se Kosova është partnere e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Britanisë së Madhe. Ai përmendi edhe vizitën në Kosovë të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Robertson, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë, Rudolph Scharping, të cilët, sipas tij, përcollën mesazhe për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe mbrojtjen e tij nga planet e kundërshtarëve për ta rikthyer në një federatë të ideuar sërishmi jugosllave.

Sipas profesorit, vendimi i Qeverisë së Kosovës i 1 shtatorit të kaluar për forcimin e sanksioneve ndaj shtetit rus dhe individëve të lidhur me udhëheqjen e Moskës ishte një hap i natyrshëm. Ai theksoi se Kosova po vepron në përputhje me atë që duhet të bëjë, ndërsa Beogradi vazhdon të mos sanksionojë aleatin e tij, Rusinë e Vladimir Putinit.

Bytyçi vlerësoi se sa më shumë Prishtina të harmonizojë vendimet me ligjet dhe politikat evropiane, aq më e madhe do të jetë trysnia ndaj Brukselit për të bërë dallimin mes Kosovës dhe politikës serbe pro-Rusisë. Ai shtoi se lidershipi evropian duhet të kuptojë se Serbia, njëlloj si Millosheviçi, vijon të qëndrojë në trenin rus të Kremlinit.

Profesori sqaroi se vendimi i 1 shtatorit përbën përsëritje të masave të miratuara nga Kosova në mars të vitit 2022, menjëherë pas nisjes së agresionit rus kundër Ukrainës. Megjithatë, ai nënvizoi se nisma e fundit përcjell edhe mesazhe të reja politike e diplomatike.

Një prej tyre, sipas Bytyçit, lidhet me faktin se sanksionet e reja do të jenë më të ashpra. Përmes këtij qëndrimi, Kosova dëshmon se është e gatshme të kontribuojë në mbrojtjen e kontinentit evropian në rast të një sulmi rus ndaj një ose disa vendeve anëtare të BE-së ose NATO-s.

Ai tha se vendimi u jep vendeve evropiane garanci se qytetarët dhe qeveria e Kosovës janë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim ndaj integritetit territorial, jo vetëm të Kosovës, por edhe të shteteve të tjera të Evropës.

Një tjetër mesazh, sipas tij, ka të bëjë me procesin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Bytyçi theksoi se Beogradi ka hapur disa kapituj negociatash, ndërsa Kosova nuk ka marrë të njëjtin avancim nga Evropa, e cila, sipas tij, është treguar inerte ndaj rrugës së saj evropiane në përpjekje për ta afruar Serbinë dhe për ta penguar atë që të largohet nga Perëndimi.

Profesori deklaroi se vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e BE-së, duhet t’u rikujtojë vendeve anëtare se po neglizhojnë një shtet që i harmonizon interesat e veta me ato evropiane. Ai e cilësoi këtë qasje si miopi politike dhe dështim diplomatik, duke shtuar se ndërsa vendet evropiane kërkojnë një aleancë të gjerë e të qëndrueshme përballë Rusisë, vazhdojnë të anashkalojnë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në BE, përfshirë edhe faktin se pesë vende anëtare ende nuk e njohin atë.

Bytyçi u ndal edhe te dallimet mes Kosovës dhe Serbisë në raport me Rusinë dhe krimet e luftës. Ai e lidhi vendimin për sanksionet me pritjen që Beogradi i bëri me nderime dhe respekt kufomës së Ratko Mlladiç, gjeneralit serb të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, ky është një dallim i madh mes dy vendeve dhe Evropa duhet ta kuptojë se Kosova nuk është Serbi në asnjë kuptim. Ai paralajmëroi se nuk duhet të ekzistojë asnjë ide për rikthimin e Kosovës në një Jugosllavi të re, duke iu referuar deklaratës së Robertson.

Profesori theksoi gjithashtu se Kosova dhe qeveria e saj janë të vetmet në Ballkanin Perëndimor që kanë marrë vendim për vazhdimin e sanksioneve të BE-së ndaj Kremlinit dhe aleatëve të tij. Sipas tij, këtë masë nuk e kanë rinovuar as Shqipëria, as Mali i Zi dhe as Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk vendosën sanksione as pas agresionit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, sipas Bytyçit, është qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës. Ai e cilësoi si fisnik vendimin e Prishtinës për të mos iu kundërpërgjigjur Kievit, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ky vlerësim vjen pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku tha se “Ukraina i qëndron vendimit për mosnjohjen e shtetit të Kosovës”. Bytyçi u shpreh se Kosova, përmes sanksioneve ndaj Rusisë, tregon se nuk hakmerret dhe nuk është aq e vogël sa të marrë vendime që dëmtojnë kauzën ukrainase dhe të drejtën e saj për mbrojtjen dhe respektimin e sovranitetit të plotë.

Ai konsideroi se këto mesazhe duhet të përcillen në mënyrë diplomatike, përmes shërbimit diplomatik dhe angazhimit politik ndërkombëtar. Sipas Bytyçit, Evropa duhet të informohet se në zemër të Ballkanit ndodhet një vend më pro-evropian dhe pro-perëndimor se çdo shtet tjetër i rajonit.

Bytyçi përfundoi se duhet të bëhet e ditur edhe se Kosova ka potenciale shumë më të mëdha, në raport me proporcionalitetin demografik, për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

të fundit

Zjarret masive në Himarë dhe Fier rrezikuan banorët, Rama: Kaluan një natë shumë të vështirë, situata nën kontroll! Nis vlerësimi i dëmeve

Një ditë pas situatës kritike të krijuar nga zjarret në Himarë, ku raportohet se janë djegur gjashtë banesa, ka reaguar…

10 minutes ago

Vllaznia përballet me Partizanin pa Edi Martinin, ndërsa “Loro Boriçi” kërkohet të ndizet nga mbështetja shkodrane

VLLAZNIAVllaznia sfidon sonte Partizanin, për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

14 minutes ago

Ardon Jashari: Nuk e kam konsideruar asnjëherë largimin te Juventusi

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari ka folur para përballjes ndaj Juventusit, teksa është ndalur të flasë edhe për zërat e…

15 minutes ago

Saksoni-Anhalt voton përballë pakënaqësisë ekonomike, emigracionit dhe afrimit me Rusinë, ndërsa AfD kërkon fitoren historike

Gjermania voton të dielën në Saksoni-Anhalt, ku AfD synon të marrë për herë të parë pushtetin rajonal. Diferencat ekonomike mes…

15 minutes ago

Maqedonia e Veriut dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes sociale

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale…

22 minutes ago

U shpenzuan 2 milionë euro, Mario Mitajt i ndodh e papritura në Itali

Mario Mitaj, u largua nga Al Itihad ku nuk kishte hapësira në kampionat. Ishte Xhenoa që e huazoi në Itali…

22 minutes ago