Profesori Enver Bytyçi ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj një artikulli të botuar në gazetën “Nacionale”, ku trajtohet përgjegjësia për përhapjen e komunizmit në Shqipëri dhe pesha e figurave historike shqiptare e kosovare në atë kohë.
Në reagimin e dërguar në redaksinë e “Bota sot”, Bytyçi hedh poshtë interpretimet e paraqitura në atë shkrim, duke i konsideruar të njëanshme dhe historikisht të pasakta, sidomos sa i përket rolit të Ali Kelmendit dhe Ramadan Çitakut në raport me drejtuesit kryesorë të regjimit komunist në Shqipëri.
None found
Ai ka shprehur edhe kritika të forta ndaj mënyrës së trajtimit mediatik të kësaj teme, duke akuzuar gazetën për deformim të historisë dhe përdorim të narrativave që, sipas tij, mund të kenë sfond politik dhe ndikim përçarës në debatin publik shqiptar.
Shkrimi i plotë
Sipas gazetës kosovare “Nacionale”, përgjegjësit për eksportimin e komunizmit në Shqipëri qenkan pejani Ali Kelmendi dhe mitrovicasi Ramadan Çitaku! Joooo! Sipas kësaj gazete, nuk mbajnë përgjegjësi Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu e të tjerë për të gjitha pasojat e regjimit dhe ideologjisë komuniste në Shqipëri. Përgjegjës na del Ali Kelmendi, i cili vdiq që në fazën e parë të përhapjes së komunizmit. Të paktën kështu pretendon kjo gazetë përçarëse dhe e pacipë, e cila flet me gojën e kolonjarit Sejfi Vllamasi, i cili vetë e ka pranuar në librin e kujtimeve të tij se në Vjenë financohej nga ambasada jugosllave.
Gazeta justifikon faktin se Vllamasi kishte shkuar fshehurazi për marrëveshje me Beogradin dhe sulmon kosovarët me Hasan Prishtinën pse e kanë kundërshtuar këtë veprim. Me këtë shkrim, “Nacionale” e Kosovës m’u duk si “Nacionale serbe”, jo shqiptare. Madje më krijohet përshtypja se kjo gazetë sulmon me qëllim “kosovarët” e viteve 1920, për të justifikuar qëndrimet dhe veprimet proserbe dhe anti-Kosovë të Edi Ramës në këto 13 vite! Maskarallëku nuk paska asnjë kufi! Ndaj kisha një këshillë për t’ua dhënë: – Shkoni në Beograd ose në Athinë dhe regjistrojeni këtë gazetë, sepse emri “Nacionale”, me këtë përmbajtje, ju përshtatet më mirë në kryeqytetin serb ose grek!
Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…
Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…