Ardon Jashari ka folur përpara sfidës së Milanit kundër Juventusit, duke komentuar gjithashtu edhe zërat që e lidhën gjatë verës me një kalim te klubi torinez.
None found
Mesfushori shqiptar 24-vjeçar dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, në prag të ndeshjes që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Torino.
Jashari u shpreh fillimisht për përballjen e rëndësishme, ndërsa më pas iu përgjigj raportimeve për një interesim të mundshëm nga Juventusi.
“Jemi përgatitur për ndeshjen e parë të madhe të sezonit. E kemi nisur kampionatin me dy fitore të rëndësishme dhe të udhëtosh drejt Torinos për një takim të madh me gjashtë pikë në renditje është më pozitive sesa të kishe marrë vetëm dy barazime në ndeshjet e para”, deklaroi ai.
I pyetur nëse Juventusi e kishte kërkuar gjatë kësaj vere, Jashari theksoi se në futboll mundësitë shqyrtohen në çdo merkato. “Në çdo afat kalimtar, të gjithë agjentët e futbollistëve vlerësojnë alternativat e ndryshme që mund të jenë në dispozicion”, tha mesfushori.
Ai tregoi se përqendrimi i tij kishte qenë te përfaqësuesja dhe më pas te Milani. “Kur shkova në Kupën e Botës, mendjen e kisha vetëm te skuadra kombëtare. Pas emërimit të Amorimit si trajner, ai u dërgoi mesazh të gjithëve dhe unë bisedova me të. Që prej atij çasti, e kuptova se do të qëndroja, ndërsa objektivi im ishte të shfaqja versionin tim më të mirë me fanellën e Milanit”, u shpreh Jashari.
Mesfushori shqiptar mohoi se kishte menduar të largohej nga Milani. “Për këtë arsye nuk pata asnjëherë dyshime dhe nuk e konsiderova largimin drejt Juventusit apo ndonjë klubi tjetër. Këtë sezon tifozët e Milanit do të shohin Jasharin e vërtetë, 100%. Ky është premtimi im”, përfundoi ai.
Sulmuesi i kuqezinjve Mirlind Daku, është futbollisti i parë nga Kombëtarja, që ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas humbjes 2…
Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj objektivave në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës,…
Nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM, reaguan ndaj pretendimeve të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për një kontratë për blerjen e…
Maqedonia e Veriut është e përgatitur për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe ka rezerva të mjaftueshme të energjensëve, edhe…
Më 03.10.2026, në orën 19:15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kryen kontroll në shtëpinë…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave të padeklaruara. Sipas njoftimit, në kuadër…