Analisti politik Blerim Burjani e konsideron kundërkushtetues lidhjen e votës për zgjedhjen e Presidentit me votat për nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit që përfaqësojnë opozitën.
Të lidhura
None found
Ai shprehet se zbatimi i procedurave kushtetuese nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshjet politike apo nga fakti nëse një subjekt politik vendos t’ia japë votën një partie tjetër për Presidentin.
Sipas Burjanit, një praktikë e tillë është e papranueshme dhe e dëmshme, pasi po pengon konstituimin e Kuvendit dhe respektimin e Kushtetutës. Ai thekson se zhvillimet politike po bëhen gjithnjë e më të qarta dhe vendi po afrohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Postimi i plotë:
Vendosja e kushtit që VV-ja të marrë votën për zgjedhjen e Presidentit në këmbim të votave për nënkryetarët e Kuvendit dhe për anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga radhët e opozitës përbën veprim kundërkushtetues. Procesi i përcaktuar nga Kushtetuta nuk mund të varet nga kalkulimet politike dhe aq më pak nga vendimi i një partie për t’ia dhënë ose jo votën një partie tjetër për Presidentin.
Kushtëzimi është një çështje politike, por në rrethanat aktuale ai është i papranueshëm, i dëmshëm dhe në kundërshtim me konstituimin e Kuvendit. Për këtë arsye, ai nuk duhet të përdoret si justifikim për të penguar apo kundërshtuar zbatimin e Kushtetutës së vendit. Situata po bëhet gjithnjë e më e qartë dhe duket se po drejtohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
