Categories: kosovë

Bekim Sejdiu, emri i diskutuar në takimet Kurti-Abdixhiku për Presidentin

Negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës duket se kanë nxjerrë në skenë një kandidaturë të re.

Të lidhura

None found

Burime raportojnë se Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, është diskutuar seriozisht gjatë bisedimeve ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.

Marrëveshja e mundshme për emrin e tij dyshohet se është arritur në takimin e së mërkurës. Megjithatë, dy liderët u takuan përsëri sonte, në një takim që nuk ishte paralajmëruar më herët.

Nuk është bërë ende e qartë nëse pas bisedës së sotme ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimet e palëve.

Emri i Sejdiut lidhet me një prej vendimeve më të rëndësishme politike të viteve të fundit. Ai ka shërbyer si gjyqtar raportues në rastin KO95/20 të Gjykatës Kushtetuese, vendim që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Pikërisht kjo e kaluar mund ta bëjë kandidaturën e tij të ndjeshme për një pjesë të deputetëve të LDK-së, të cilët mund të hezitojnë ta mbështesin ish-gjyqtarin.

Pas takimit të radhës, Kurti nuk dha hollësi mbi atë që ishte diskutuar.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, deklaroi shkurt ai për gazetarët.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit. Pas takimit të mëparshëm, të dyja palët e përshkruan situatën si “një hap përpara” dhe konfirmuan se në bisedime ishin përmendur kandidatura konkrete.

Nëse Bekim Sejdiu është emri për të cilin është arritur pajtimi, hapi i vështirë do të jetë sigurimi i mbështetjes së nevojshme në Kuvend.

Kuvendi vijon të jetë i pakonstituuar, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e tij ka përfunduar më 7 gusht.

Vetëvendosje ka deklaruar se disponon votat për konstituimin e Kuvendit, por ka kërkuar që të ketë marrëveshje edhe për Presidentin.

Ndërkohë, partitë opozitare e kanë akuzuar VV-në se po cenon rendin kushtetues.

Në këto rrethana, kandidatura e Bekim Sejdiut është bërë pjesë e emrave që mund të ndikojnë në zgjidhjen e ngërçit institucional në Kosovë.

të fundit

Partizani feston para përballjes me Skënderbeun, urim për mesfushorin kryesor

PartizaniPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit ka uruar mesfushorin defensiv, Redon Ismaili [...]Read More...

1 minute ago

Kurti dhe Lord Wood of Anfield shqyrtojnë zgjerimin e partneritetit mes Kosovës dhe Britanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën…

9 minutes ago

Mesut Ozil akuzon FIFA-n për standarde të dyfishta ndaj Rusisë dhe Izraelit

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, ka kritikuar FIFA-n për trajtimin e ndryshëm që i ka bërë Rusisë dhe Izraelit.Ozil…

13 minutes ago

Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga sëmundja e rëndë, në Onkologjik mungojnë trajtimet

Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe…

14 minutes ago

White coats in support of student protests, doctor: Youth must take the country’s fate into their hands, old politics must step aside

Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…

16 minutes ago

VIDEO/ Rama accused him of drug trafficking; student tells him to his face: “I’m a medical student with a 10 average—these are a dictator’s last-ditch efforts!

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë…

16 minutes ago