Avni Islami, analist i sigurisë, i është kundërpërgjigjur deklaratës së asaj që e quan Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke akuzuar Beogradin se po vazhdon përpjekjet për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, Islami shkroi se kjo zyrë e ashtuquajtur përkujton civilët serbë të vrarë në rrethin e Rahovecit në vitin 1999, por nuk përmend asnjëherë civilët shqiptarë që u masakruan nga Serbia si pasojë e fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve atë vit.
Ai shtoi se kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi një ministre e Qeverisë së Serbisë deklaroi hapur se, po të ishte në pushtet në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Islami theksoi se në strategjinë e Serbisë, qëllimi kryesor mbetet relativizimi i krimeve, spastrimit etnik dhe fushatës gjenocidale të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 dhe më herët. Ai kujtoi se edhe pse në Serbi ekziston Prokuroria për Krime të Luftës dhe Departamenti për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit, deri tani asnjë person i përfshirë në këto krime makabre nuk është dënuar për të vuajtur dënimin në burgjet e Serbisë. Sipas tij, kjo është një tjetër përpjekje e regjimit serb për të relativizuar krimet që kulmuan gjatë vitit 1999.
