Avdullah Hoti propozon Kujtim Shalën për kryetar të LDK-së dhe Hykmete Bajramin për kryeministre

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka prezantuar publikisht vizionin e tij për drejtimin e ardhshëm të partisë.

Të lidhura

None found

Sipas propozimit të tij, Kujtim Shala duhet të marrë postin e kryetarit të ri të LDK-së, ndërsa Hykmete Bajrami të udhëheqë listën zgjedhore dhe të jetë kandidate e partisë për kryeministre.

“Dua ta them publikisht se si unë e mendoj lidershipin e ardhshëm të LDK-së, me të cilin ne do të përballemi suksesshëm në zgjedhjet e radhës. Duke zgjedhur një lidership, një kryetar të ri të LDK-së, i cili është Kujtim Shala”, ka deklaruar Hoti në emisionin Debat Plus.

Ai ka sqaruar se mbështetja e tij për udhëheqjen e re të partisë lidhet drejtpërdrejt me emrin e Shalës.

“Pra, Kujtim Shala të jetë kryetari i LDK-së. Angazhimi im, me gjithë kolegët, është që bartëse e listës dhe kandidatja jonë për kryeministre të jetë Hykmete Bajrami”, është shprehur Hoti.

Shtoi se Shala dhe Bajrami janë figurat më të besueshme rreth të cilave mund të arrihet bashkimi i LDK-së.

Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së, do të mbetet njollë në Kushtetuese

“Këta janë dy emrat që unë kam bindjen e thellë që janë emrat më kredibilë për opinionin publik, të cilëve do t’ju qëndrojmë të gjithë prapa, pa asnjë përjashtim”, ka thënë ai.

Hoti ka nënvizuar se ideja për një ndryshim në krye të partisë nuk duhet të kuptohet si përjashtim i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

“Imagjinoni një ekip, një LDK të udhëhequr nga Kujtim Shala dhe një listë zgjedhore dhe kandidate për kryeministre Hykmete Bajrami, pa e përjashtuar Lumirin. Absolutisht, sigurisht, as nuk bëhet fjalë”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka kërkuar që Abdixhiku, së bashku me figura të tjera të LDK-së, të përfshihet në ekipin e ri. Sipas tij, një përbërje e tillë do t’i jepte partisë mundësinë të garonte në zgjedhjet e ardhshme me një ekip të fortë.

Ish-kryeministri është shprehur i bindur se përmes Shalës dhe Bajramit mund të arrihet uniteti i LDK-së në të gjitha degët e saj.

“Unë jam i bindur që rreth këtyre dy emrave, njërit si kryetar i LDK-së dhe zonjës Bajrami si bartëse e listës dhe kandidatja jonë për kryeministre, janë dy persona rreth të cilëve LDK-ja bashkohet nga Dragashi e deri në Kamenicë dhe nga Podujeva e deri në Prizren”, ka përfunduar Hoti.


Shtuar 7.09.2026 22:53

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel