Arsyet pse sot KE ndëshkoi Kosovën

Nga Lutfi Dervishi

Për rritjen e tensioneve në Veri të Kosovës, Komisioni Europian mori sot masa ndëshkuese ndaj Kosovës., duke pezulluar fondet, takimet e nivelit të lartë….

Kjo vjen për shkak se:

Shqiptarët në Kosovë dhunuan trupat e KFOR-it duke kaluar vijën e kuqe.

Trupat speciale të Kosovës rrëmbyen tre policë në Serbi duke kaluar vijën e kuqe për herë të dytë brenda një jave.

Kosova ka destabilizuar Serbinë duke ndikuar mbi minoritetin shqiptar në Serbi.

Kosova ka nxitur minoritetin shqiptar në Serbi për të bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet.

Kosova kërkon me forcë asosacionin e komunave shqiptare, për të përsëritur historinë e gozhdës së Nastradinit në Ballkan.

Kosova me ambiciet e veta territoriale, po nxit forcat recesioniste në Bosnjë.

Kosova nuk e njeh Serbinë dhe Kryeministri i Kosovës nuk nënshkruan marrëveshjet e imponuara nga ndërmjetësit e BE dhe SHBA-së. Rasti më i fundit, Marrëveshja e Ohrit.

Kosova nuk heq dorë nga lobimi për ç’njohjen e Serbisë.

Kosova bllokon anëtarësimin e Serbisë në institucione ndërkombëtare

Kosova mban lidhje të ngushta me Moskën nuk dënon agresionin rus në Ukrainë dhe luan me katër porta sa i përket të ardhmes së vet.

Kosova ende nuk ka mbyllur zyrën që Vagner ka hapur në Prishtinë për të rekrutuar mercenarë për të luftuar kundër Ukrainës.

Ndërkohë Serbia një demokraci vibrante, me një qeveri e cila udhëhiqet nga një njeri që ka vuajtur në burgjet e Millosheviqit, dhe ka një axhendë të qartë antikorrupsion po luan rol konstruktiv dhe po vuan padrejtësisht veprimet destabilizuese të Kosovës.


Shtuar 28.06.2023 21:54