Arben Gashi flet pas dorëzimit të nënshkrimeve për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi janë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Gashi u shpreh se LDK-ja përfaqëson ideal, histori dhe përgjegjësi ndaj Kosovës.

Sipas tij, kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe hapja e çështjes së votëbesimit përbëjnë zbatim të demokracisë së brendshme dhe përgjegjësisë politike.

Ai tha se, pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK-së i nevojiten reflektim, vendimmarrje dhe një vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë.

Gashi theksoi se kjo nuk paraqet një betejë ndaj një individi, por një kërkesë për standard më të lartë politik, llogaridhënie dhe një LDK më të fuqishme.

Sipas tij, Kuvendi është institucioni ku vendos demokracia dhe aty duhet të caktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion.

“Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”, përfundoi ai.


Shtuar 15.07.2026 17:51

MatbetJojobetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş