Andersson: Kosova ka lojtarë të shpejtë dhe kualitativë

Trajneri i kombërares së Suedisë, Janne Andersson ka dal sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kosovën.

Andersson është shprehur se skuadra suedeze duhet të jetë e kujdesshme për ndeshjen me Kosovën.

“Do të jetë ndeshje e rëndë, Kosova ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë dhe duhet të luajmë më mirë sesa kemi luajtur para disa ditësh në mënyrë që të marrim rezultat”, tha ai.

Andersson u pyet për pikën më të fortë të Kosovës.

“Nuk mendoj për këtë, nuk mendoj për dobësitë, ata kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë, rëndësi për ne është që duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet”, tha Andersson.


Shtuar 27.03.2021 18:52