Categories: kosovë

Analistët: Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë pritet pa pengesa, presidenti mund të vonohet

Në javën e parë të korrikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve të reja në Kosovë. Pas këtij procesi, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mund të thërrasë seancën konstituive, ndërsa po atë ditë mund të bëhet edhe konstituimi i Kuvendit dhe i Qeverisë.

Ekspertë të çështjeve kushtetuese vlerësojnë se formimi i institucioneve të reja pritet të nisë gjatë muajit korrik, menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Sipas tyre, këtë herë ka më shumë mundësi që Kuvendi dhe Qeveria të krijohen pa vonesa, ndërsa problemi mund të paraqitet te zgjedhja e presidentit, për shkak të mungesës së një konsensusi politik. Njohësit e fushës tërheqin vëmendjen se çdo bllokadë institucionale do ta thellonte edhe më tej pasigurinë politike në vend.

Të lidhura

None found

Njohës të kësaj fushe shfaqen optimistë se kësaj radhe nuk do të ketë bllokim të institucioneve.

“Çështja e përsëritjes së krizës së kaluar të konstituimit të Kuvendit nuk do të duhej që të ndodhë për arsye që tashmë të gjitha rrugët apo bllokimet kushtetuese të cilat kanë ndodhur më herët janë të qarta dhe se nuk ka mundësi për bllokime. Tashmë i kemi afatet e qarta brenda të cilave duhet që të konstituohet Kuvendi, e kemi të qartë faktin që kryetari i Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar të Kuvendit. Pra, vetëm nëse subjektet politike kanë vullnet më të madh që ta bllokojnë Kuvendin e Republikës sesa ta zhbllokojnë atë”, tha për RTK-në Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Edhe analisti Adrian Zeqiri vlerëson se, bazuar në qëndrimet aktuale të subjekteve politike, Kuvendi dhe Qeveria do të formohen në kohë, por procesi për zgjedhjen e presidentit mund të marrë më shumë kohë.

“Këto pozicione na çuan në zgjedhje herën e kaluar dhe, në bazë të asaj që po shohim, nuk ka ndryshim nga asnjëra palë për sa i përket këtyre pozicioneve. Edhe unë mendoj se do të ketë themelim të Kuvendit, do të ketë themelim të Qeverisë së re, dhe situata do të zvarritet ose nëpërmjet procedurave, ose nëpërmjet përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese”, tha Adrian Zeqiri, njohës i politikës.

Sipas njohësve, çdo bllokim i institucioneve do ta shtynte vendin drejt krizave të reja. “Skenari i zgjedhjeve të reja nga subjektet politike nuk duhet as që të jetë opsion për arsye të këtyre dëmeve të cilat i kemi pasur dhe krizave të cilat jemi duke u përballur me to. Vendi ynë ka pasur më shumë se pesë palë zgjedhje së fundmi, dhe këto zgjedhje janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për demokracinë”, shtoi Kolshi.

Nga ana tjetër, Zeqiri theksoi edhe ndikimin që këto procese kanë pasur te pjesëmarrja qytetare dhe ekonomia. “E kemi parë në zgjedhjet e fundit që ka qenë një pjesëmarrje jashtëzakonisht e ulët e qytetarëve rezidentë. Do të thotë, mos të flasim për të gjitha dëmet që i shkaktohen Kosovës edhe në nivelin e ekonomisë së brendshme”, nënvizoi ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar ditë më parë se sapo të certifikohen rezultatet, do të nisin diskutimet për themelimin e institucioneve.

të fundit

Ministry of Interior: Beware of Scam SMS Messages Imitating Traffic Fines

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje…

19 seconds ago

LSDM: Mickoski paraqet në mënyrë të manipuluar shifrat e rritjes ekonomike

LSDM thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, bënë gabime kur krahason 23 muaj me 84 muaj në ekonomi. Nga LSDM thonë…

25 seconds ago

Dosti harshly accuses Rama: He is the real traitor, not Esat Pasha

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar për një sërë qëndrimesh…

2 minutes ago

I Don’t Regret It, I Consider Myself Russian” / Ukrainians Who Fought for Moscow Face Treason Trials

Në një kamp të të burgosurve të luftës në Ukrainën perëndimore mbahen ushtarë që kanë luftuar në radhët e ushtrisë…

4 minutes ago

Fire situation in our country, 35 fire hotspots in 24 hours, 5 still active

Ministria e Mbrojtjes, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten…

4 minutes ago

Midair collision in Pennsylvania kills plane pilot and injures two officers

Një person ka humbur jetën dhe dy oficerë të Policisë Shtetërore të Pensilvanisë janë plagosur pas një përplasjeje në ajër…

4 minutes ago