Categories: kosovë

Kryeziu: Kuvendi dhe Qeveria duhet të formohen para se të shqyrtohet çështja e presidentit

Deputetët e zgjedhur pritet të rikthehen më 9 shtator në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, me synimin për të vijuar procedurat që do t’i hapnin rrugë krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit.

Të lidhura

None found

Konstituimi i Kuvendit është bllokuar prej një kohe të gjatë, duke ndikuar edhe në formimin e organeve të tjera shtetërore. Përmbyllja e këtij procesi konsiderohet thelbësore për zhbllokimin e situatës politike, e cila ka hyrë në vitin e dytë të krizës.

Seanca e 9 shtatorit do të tregojë nëse partitë politike do të arrijnë një marrëveshje për sigurimin e votave të nevojshme dhe funksionalizimin e Kuvendit. Nga rezultati i saj mund të varet edhe ecuria e mëtejshme e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka theksuar se rendi i veprimeve duhet të nisë me konstituimin e Kuvendit, të vijojë me formimin e Qeverisë dhe vetëm më pas të trajtohet zgjedhja e presidentit.

“Mendoj se duhet të konstituohet parlamenti, qeveria e pastaj presidenti nëse ka ndonjë marrëveshje.

Tani çdo veprim është politik”, deklaroi shkurt Kryeziu për “Bota sot”.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy subjektet më të mëdha opozitare në vend, njoftuan të hënën se do të jenë pjesë e seancës për konstituimin e Kuvendit. Ky proces i hap rrugën formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

të fundit

Real Madridi nuk lëshon asnjë hap për largimin e talentit brazilian

Real Madridi ka mbyllur mundësinë e largimit të Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, duke përjashtuar kështu edhe një rikthim…

6 seconds ago

Sveçla: Kosova në top pesëshen e Evropës për rend e ligj, renditet e 14-ta në botë

Kosova renditet ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e…

3 minutes ago

FIBA Europe Cup: Triumf i madh i Trepçës ndaj Splitit kroat

Kampionia e Kosovës në basketboll ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën e…

7 minutes ago

Pas largimit të USS George Washington, SHBA-së i mbeten vetëm dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Numri i aeroplanmbajtëseve amerikane që mbështesin operacionet ushtarake kundër Iranit ka zbritur sërish në dy, pas largimit të USS George…

9 minutes ago

Elon Musk: “Ndihem budalla” që shpenzova 500 milionë dollarë për republikanët

Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur keqardhje për shumat e mëdha që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet…

10 minutes ago

Prime Minister Rama in Berlin, attends ‘Coalition of the Willing’ meeting at the invitation of Chancellor Merz

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të enjte në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë…

10 minutes ago