Hysamedin Feraj, njohës i zhvillimeve politike, ka shprehur shqetësimin e tij për nismën e vendosjes së një Konsullate të Serbisë në qytetin e Shkodrës.
Të lidhura
None found
Sipas analizës së tij, misioni i kësaj zyre diplomatike nuk do të përqendrohet tek numri i vogël i serbëve që jetojnë atje, por do të orientohet drejt popullsisë shqiptare me qëllim përhapjen e asaj që ai e quan “serbizim i mendimit”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se një funksion të ngjashëm pritet të luajë edhe zyra konsullore e Shqipërisë në Bujanoc.
“Konsullata e Serbisë nuk ka për qëllim t’u shërbejë 54 serbëve të Shkodrës, por të punojë me shqiptarët për të shtrirë serbizimin e mendimit në Shqipëri. As Miladini e as Dushani nuk e përqendruan veprimtarinë e tyre te serbët apo malazezët në Shqipëri, por te shqiptarët. E njëjta prirje pritet të ndiqet edhe nga konsullata shqiptare në Bujanoc”, deklaroi Feraj.
