Aktakuzë për krime lufte në Gjakovë, Gacaferi: Ish-qeveritë prisnin 8-10 orë konfirmimin e Radojqiçit

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dje aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë. Mes personave të akuzuar ndodhet edhe Millan Radoiçiq.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë çështje reagoi përmes një postimi në Facebook anëtari i partisë Guxo, Luan Ibrahim Gacaferi. Sipas tij, Millan Radojqiç, të cilin e cilëson kriminel dhe vrasës, ka luajtur rol vendimtar në formimin e ish-qeverive të Kosovës të krijuara nga PDK, LDK dhe AAK.

Gacaferi pretendon gjithashtu se përfaqësuesit e ish-qeverive të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e kanë pritur Radojqiçin nga 8-10 orë, derisa ai të jepte konfirmimin për krijimin e qeverisë.

Në postimin e tij të plotë, Gacaferi u kërkon qytetarëve të përfytyrojnë se, sipas tij, një person përgjegjës për vrasjen e qindra e qindra shqiptarëve të pafajshëm ka qenë figura kryesore që ka përcaktuar krijimin e ish-qeverive të Kosovës nga PDK-LDK-AAK-Millan Radojqiç (LS).

Ai vijon duke deklaruar se Radojqiç, të cilin e akuzon për vrasjen e qindra e qindra civilëve shqiptarë të pafajshëm, ka vendosur De Facto për gjithçka dhe për çdo qeveri të Kosovës deri në vitin 2021.

Në fund, Gacaferi pohon se përfaqësuesit e ish-qeverive të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së qëndronin të ngujuar në parlament për 8-10 orë, duke pritur që Millan Radojqiç t’u jepte miratimin për formimin e qeverisë.


Shtuar 7.08.2026 11:48

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss