Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
None found
Dokumenti akuzues pretendon se Sheholli ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – BIA dhe se merrte udhëzime nga Bojan Dimiq, zyrtar i lartë i këtij shërbimi.
Sipas Prokurorisë, operacioni mbante emrin e koduar “Leptir” dhe kishte si objektiv dëmtimin e figurës politike të Albin Kurtit, si dhe ndikimin në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Nga një moment ende i pasaktësuar deri më 9 tetor 2025, Sheholli dyshohet se kishte grumbulluar, siguruar dhe transmetuar përmes komunikimeve telefonike të dhëna e dokumente që lidhen me veprimtarinë politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Organi i akuzës pretendon se ai kishte ndjekur një plan operativ të hartuar nga zyrtari i BIA-s, me synim dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës, komprometimin e institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor.
Aktakuza përshkruan edhe një takim të dyshuar më 29 shtator 2025, rreth orës 14:00. Sheholli, së bashku me një familjar, kishte shkuar me një automjet “Audi” në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Në parkingun e Shkollës Teknike, pranë një lokali, ai dyshohet se kishte marrë nga një person ende të paidentifikuar materiale audio dhe transkripte të bisedave të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Prokuroria thotë se materialet ishin përgatitur me qëllim komprometimin e zyrtarëve të kësaj ministrie. Për këtë shërbim, Sheholli dyshohet se ishte paguar me pesë mijë euro.
Më pas, sipas dosjes, materialet iu dorëzuan gazetarit Milaim Zeka, së bashku me një mijë euro dhe udhëzime të përcaktuara për kohën dhe mënyrën e publikimit të tyre, disa ditë përpara zgjedhjeve lokale.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Zeka ka thënë se pretendimet i kishte dëgjuar për herë të parë. Ai ka deklaruar se të njëjtat materiale u ishin ofruar edhe gazetarëve të tjerë dhe se një mijë eurot ishin dhënë për përkthimin e tyre.
Sipas vlerësimit të Prokurorisë, veprimet e përfshira në aktakuzë kanë cenuar interesat e shtetit, kanë pasur për synim diskreditimin e institucioneve dhe kanë ndikuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, duke i krijuar një shërbimi të huaj informativ mundësi për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës.
Për këto pretendime, Sheholli akuzohet për veprën penale “Spiunazh”.
Sa i përket akuzës për shantazh, Prokuroria pretendon se Sheholli, gjatë periudhës nga viti 2022 deri në dhjetor 2025, përfshirë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, kishte kërcënuar një pronar biznesi me inicialet A.J.
Sipas aktakuzës, ai i kishte kërkuar këtij personi para, të paraqitura si huazim, duke e paralajmëruar se mospagesa do të pasohej me publikimin e videove dhe informacioneve që mund t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin.
Dëmi i pretenduar arrin në më shumë se 13 mijë euro. Në dosje thuhet se Sheholli, edhe gjatë paraburgimit, kishte përcjellë përmes një familjari kërkesën që të paguheshin 700 euro çdo muaj.
Nga frika se materialet do të bëheshin publike, i dëmtuari dyshohet se në një rast i kishte dhënë 500 euro familjarit të Shehollit.
Prokuroria ka kërkuar që paraburgimi i të pandehurit të vazhdojë, ndërsa pas përfundimit të procesit gjyqësor të konfiskohen sendet dhe pasuria e sekuestruar, ku përfshihen edhe 3.185 euro.
Mes dëshmitarëve të propozuar janë ministri Nenad Rashiq dhe gazetari Milaim Zeka. Pas dorëzimit të aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të caktohet seanca fillestare.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën në Iran, duke e cilësuar atë një “krizë humanitare me përmasa…
Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë…
Sot, në Qendrën për Trajnime të Ministrisë për Çështje Evropiane, u mbajt prezantimi i Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështet marshin për liri më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final…
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 14:00 të 25 gushtit, janë raportuar 11…
Ricky Martin rikthehet në kinematografi pas më shumë se dy dekadash. [...]Read More...