Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetjen për marshin e lirisë që do të zhvillohet më 12 shtator, vetëm katër ditë përpara shpalljes së verdiktit final ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
None found
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.
Megjithatë, Gucati ka kritikuar organizatorët për ftesën që i kanë bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje LVV-së, ku lideri i tyre në Kuvend e quan kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli dhe i heq veteranët nga paga minimale”, tha ai.
Ndërkohë, ai njoftoi se kryesia e OVL-UÇK-së ka vendosur ta përjashtojë nga organizata veteranin Skender Llugiqi. Ky i fundit kishte ofenduar ish-komandantin e zonës së Dukagjinit dhe ish-liderin e Aleancës, Ramush Haradinaj.
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 16 nëntor në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e aksidentit,…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi…
Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për…
Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…
Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…