Categories: kosovë

Audioja e përgjimeve: Fatmir Sheholli i dorëzon 1 mijë euro Milaim Zekës, i thotë “Qe ku i ki qetu

Një komunikim i siguruar nga Prokuroria Speciale përmes masave të fshehta tregon bisedën që Fatmir Sheholli dhe gazetari Milaim Zeka zhvilluan më 30 shtator, në parkingun e një restoranti në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Në audio-incizim dëgjohet momenti kur Sheholli i dorëzon Zekës 1 mijë euro. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, paratë ishin pjesë e një shume prej 5 mijë eurosh që Sheholli dyshohet se e kishte marrë nga shërbimi inteligjent serb, BIA, në veri të Mitrovicës.

Prokuroria dyshon se pagesa prej 1 mijë eurosh iu dha gazetarit në këmbim të publikimit të një materiali që pretendohet se ishte përgatitur nga BIA serbe. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar, raporton Paparaci.

Fatmir Sheholli: Mil..

Milaim Zeka: He..

Fatmir Sheholli: Qe ku i ki qetu njëmijë.

Milaim Zeka: Hajt hajde hajt.

Fatmir Sheholli: Qe, nihmi na ma von kur ta qitsh tjetrën.

Milaim Zeka: Qe t`nguc najkush thirrem.

Fatmir Sheholli: Po po thirrem, ej qoma qato kur te… hajt zemra jem.

Dosja e Prokurorisë Speciale thotë se, më herët gjatë po asaj dite, Sheholli i kishte dhënë Zekës edhe materialet që duhej të publikoheshin. Ato ndodheshin në një “fasikëll me ngjyrë të kaltër” dhe u dorëzuan brenda restorantit ku të dy ishin takuar.

Materiali përmbante një audio-incizim ku përfshiheshin zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, mes tyre edhe ministri Nenad Rashiq. Sipas Prokurorisë, qëllimi i BIA-s serbe ishte që, nëpërmjet këtij publikimi, të ndikonte në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në dosje thuhet se takimi mes të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka mbështet dyshimin e bazuar mirë se materialet ishin siguruar nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimic. Kjo, sipas Prokurorisë, është konfirmuar edhe nëpërmjet masave të veçanta hetimore.

Organi i akuzës pretendon se Sheholli veproi sipas një plani të organizuar, me synimin për t’u bërë presion dhe për t’i shantazhuar Nenad Rashiqin dhe zyrtarët e tij. Për këtë qëllim, ai dyshohet se ia dorëzoi Zekës materialet për publikim, ndërsa gazetari pranoi në këmbim 1,000 euro.

Sipas përshkrimit në dosjen hetimore, Sheholli udhëtoi me veturën e tij “Audi A3”, me targa 01-325-AO, dhe u ndal në lagjen “Lakrishte”, pranë NLB bank, ku printoi disa dokumente. Më pas ai vazhdoi drejt restorantit “Garden”, në lagjen “Emshir”, ku u takua me Milaim Zekën dhe i dorëzoi materialin e printuar së bashku me një mijë (1,000) euro.

Prokuroria thekson se dorëzimi i parave dëgjohet edhe në regjistrimin e realizuar gjatë zbatimit të masës së monitorimit të fshehtë të bisedave në vende private, pajisje e cila ishte vendosur në veturën e të dyshuarit.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori, Milaim Zeka ka pranuar se publikimi i materialeve ishte dakorduar kundrejt një pagese prej 2000 eurosh. Megjithatë, ai ka deklaruar se, sipas Fatmir Shehollit, fondet ishin ndarë nga GIZ-i gjerman.

Zeka ka shpjeguar se marrëveshja, gjithmonë bazuar në atë që i kishte thënë Sheholli, parashihte 2000 euro nga GIZ-i gjerman për publikimin. Prej kësaj shume, 1000 euro i mori gjatë takimit në “Garden”, ndërsa 1000 eurot e tjera duhej t’i jepeshin pas përfundimit të publikimit, por, sipas tij, ato ende nuk i janë dorëzuar.

Plani që Prokuroria ia atribuon BIA-s u realizua më 30 shtator. Pasi mori paratë nga Fatmir Sheholli, Milaim Zeka publikoi në portalin “PaRrotlla” audio-incizimet që paraqiteshin si komprometuese për Nenad Rashiqin dhe zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Prokuroria Speciale e akuzon Fatmir Shehollin për spiunazh në favor të BIA-s serbe dhe për shantazh.

të fundit

Aksident tragjik me dy viktima në Golem, identifikohet viktima e dytë (EMRI)

Oldion Tusha 42-vjeç banues në Mirditë, është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para…

23 seconds ago

Alejandro Balde vendos të largohet nga Barcelona, Manchester United në garë për mbrojtësin

Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës.Mbrojtësi…

5 minutes ago

Tension te Real Madridi, Vinicius i kërkon Arda Gulerit të mos ia pasojë gjithmonë topin Mbappes

Real Madridi mundi Espanyolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës me një gol në…

5 minutes ago

Trump kërkon fundin e menjëhershëm të krizës humanitare në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën në Iran, duke e cilësuar atë një “krizë humanitare me përmasa…

6 minutes ago

Janevska: 26 shkolla rurale pa regjistrime në klasë të parë pritet të mbyllen

Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë…

9 minutes ago

Sali: Ekspertiza e specializuar dhe përgjegjësia institucionale, kyçe për përshpejtimin e reformave

Sot, në Qendrën për Trajnime të Ministrisë për Çështje Evropiane, u mbajt prezantimi i Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një…

11 minutes ago