Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se gjatë takimit me Albin Kurtin nuk është diskutuar për kandidatë të veçantë për postin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se për LDK-në, përparësi ka që presidenti ose presidentja e ardhshme të udhëhiqet nga vlera dhe bindje që e mbrojnë Republikën e Kosovës.
Abdixhiku kujtoi se LDK-ja ndër vite i ka dhënë Kosovës presidentë të jashtëzakonshëm dhe tha se partia synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë.
Sipas tij, në bisedime janë trajtuar profile, fusha dhe profesione të ndryshme, ndërsa emrat konkretë nuk kanë qenë pjesë e diskutimit.
Kreu i LDK-së theksoi gjithashtu se deri tani nuk është përmendur asnjë emër, qoftë partiak apo me përkatësi partiake, si pjesë e këtyre diskutimeve.
