Abdixhiku kritikon 6 deputetët e LDK-së: Shteti nuk mund të vihet në shërbim të një ambicieje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përsëri ndaj grupit prej gjashtë deputetësh të kësaj partie, duke i akuzuar se po vendosin interesat personale mbi ato të shtetit.

Të lidhura

None found

Abdixhiku ka deklaruar se në fillim kishte besuar që përplasjet politike lidheshin me parime dhe me të mirën e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, pas kësaj situate fshihet gara për postin e kryetarit të LDK-së.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së, për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së ka vënë në dukje se partia që drejton është krijuar mbi një qasje tjetër politike, ndërsa historia e saj lidhet me sakrificën dhe përkushtimin ndaj shtetit.

“LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”, ka thënë Abdixhiku.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş