Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Indeksonline.
Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë.
“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.
Ai foli edhe për cështjen e presidentit, teksa u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente.
Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thacin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.
“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thacit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.