Abdixhiku i përgjigjet negativisht ftesës së Haxhiut: Dialogu zhvillohet vetëm me Kurtin

Ftesa e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për një takim me partitë politike nuk ka marrë përgjigje pozitive nga asnjë subjekt.

Të lidhura

None found

Haxhiu kishte kërkuar që përfaqësuesit politikë të mblidheshin nesër në ora 9, me qëllim diskutimin e krizës politike.

Pas PDK-së dhe AAK-së, të cilat e refuzuan menjëherë këtë ftesë, edhe LDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e konfirmoi këtë qëndrim përmes një deklarate për televizionin Dukagjini.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Në këtë rast, takimi i vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Sipas pikëpamjeve tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka deklaruar Abdixhiku.


Shtuar 17.08.2026 14:23

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş