12 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3,788 teste të realizuara, 494 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pndemisë ka arritur në 2,008 persona, ndërsa numri i rasteve aktivë është 13,236 persona.
Sakaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,009 pacientë.