​Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti nuk ka pranuar që të legjitimohet, ndërsa ka fyer dhe sulmuar fizikisht edhe një polic gjatë intervistimit në stacionin policor.

 

Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht. Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shtuar 11.04.2021 10:04

Tags: ,