Kumbulla është fruti që përmban shumë vlera ushqyese. Ajo përmban rreth 15 vitamina e minerale të ndryshme si dhe fibra e antioksidantë.
Kumbullat përmbajnë relativisht pak kalori, por përmban 8 gramë karbohidrate, 1 gram fibra, 7 gramë sheqerna, 5% vitaminë A të vlerës së nevojshme të organizmit për ditë (RDI), 10% vitaminë C, 5% vitaminë K, 3% kalium, 2% bakër dhe 2% mangan, shkruan HealthLine.
Lëngu i kumbullave mund të ndihmojë kundër kapsllëkut, për shkak të sasisë së bollshme të fibrave që përmbajnë. Ky lëng gjithashtu luan rol edhe në parandalimin e kapsllëkut duke i mbrojtur zorrët, pasi përmban sheqerin e njohur me emrin ‘sorbitol’, i cili është laksativ natyral.
Një studim që është bërë më parë ka gjetur se njerëzit që konsumojnë afërsisht 50 gramë kumbulla çdo ditë për tri javë patën rezultate shumë të mira kundër kapsllëkut, krahasuar me grupin që konsumonin laksativin e quajtur ‘psyllium’.
Këto fruta janë të pasura me antioksidantë, gjë që mund të ndihmojë kundër inflamacionit dhe mbron qelizat nga dëmi që mund të shkaktojnë radikalet e lira.
Kumbullat përmbajnë sasi të bollshme të polifenoleve, të cilat kanë efekt pozitiv në shëndetin e eshtrave dhe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Këto fruta gjithashtu janë të efektshme për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.