Pa vaksinat e COVID-19, numri total i vdekjeve në Evropë do të kishte qenë rreth 4 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Të paktën 1.4 milionë jetë u shpëtuan në Evropë për shkak të vaksinave të sigurta dhe efektive kundër Covid-19.
None found
Në rajonin evropian të OBSH-së – ku përfshihen 53 shtete, edhe ato në Azinë Qendrore – janë regjistruar 277.7 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 2.2 milionë vdekje, sipas të dhënave më të fundit, që datojnë që nga dhjetori i vitit 2023.
Sot, 1.4 milion njerëz në rajonin tonë – shumica të moshuar – po e shijojnë jetën me më të dashurit e tyre për shkak se u vaksinuan kundër COVID-19”, tha drejtori për Evropë në OBSH, Hans Kluge.
“Vetëm doza e parë vlerësohet se ka shpëtuar 700.000 jetë”.
Kluge tha se është e rëndësishme që njerëzit të mbrohen gjatë dimrit, veçmas ata që janë më të cenueshëm.
“Teksa ne mësohemi të jetojmë me COVID-19 dhe me viruset e tjera që prekin organet e frymëmarrjes, është absolutisht thelbësore që popullata, që është më e cenueshme që t’i rri gati vaksinimit kundër COVID-it dhe të vaksinohet edhe kundër gripit sezonal”- shtoi Kluge.
Ai këmbënguli që Evropa duhet të vazhdojë të investojë në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe gjithashtu të caktojë më shumë fonde për të adresuar mungesën e punonjësve shëndetësorë dhe furnizimeve me ilaçe të rëndësishme.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…
BATE - ElbasaniPJESA E PARËBATE 0 – 0 Elbasani45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola mes BATE-s dhe Elbasanit…
Artistja me prejardhje shqiptare Donna Dafi po shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Projekti i saj më i ri,…
Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa gjatë muajit gusht…
Futbollistët e Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë shkaktuar shqetësim në kampin spanjoll pas fitores 2-0 ndaj…