Procesi për përgatitjen e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po ecën me ritëm të kënaqshëm. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi sot se gjatë gushtit do të organizohen prezantime publike për studimet e përgatitura.
None found
Sipas tij, pas përfundimit të kësaj procedure do të vijohet me hartimin e kontratave për financimin dhe zbatimin e projektit, ndërsa kushtet e financimit do t’i paraqiten Kuvendit.
Nikolloski bëri të ditur se nisja e punimeve mbetet e planifikuar për fundin e këtij viti.
“Përgatitjet për ndërtimin e Korridorit 10 po zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer. Studimi mjedisor dhe studimi për ndikimin social janë përfunduar. Në fillim të gushtit do të organizohen prezantime publike – të paktën katër, në Shkup, Veles, Demir Kapi dhe Gjevgjeli – ku banorët lokalë do të mund të njihen me përmbajtjen e dokumenteve. Bëhet fjalë për një dokument cilësor prej rreth 1.600 faqesh që mbulon të gjitha aspektet. Pas prezantimeve, dokumenti i nënshtrohet rishikimit dhe përfshirjes së komenteve të komunitetit lokal. Sipas marrëveshjes që kemi, kjo fazë duhet të përfundojë deri më 31 gusht, pas së cilës hyjmë në konkretizimin dhe përgatitjen e kontratave për financim dhe për realizimin e projektit. Gjithçka po zhvillohet sipas planit”, deklaroi Nikolloski.
Ai theksoi se legjislacioni vendor për financim kërkon që kushtet të prezantohen publikisht në Kuvend. Për këtë arsye, sipas Nikolloskit, ato nuk mund t’i bëhen publike opinionit deri në atë moment.
Kombëtarja shqiptare U-21 do të përballet sonte me Spanjën, në miqësoren e luksit e cila do të luhet prej orës…
Klubi katalunas, Barcelona pritet të largojë dy lojtarë gjatë dimëror, nëse ofertat janë të kënaqshme për bordin drejtues.Barcelona pritet të…
Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…