Categories: kosovë

Tre të arrestuar në Mitrovicë, dyshohet se tentuan të shesin 21 prona me dokumente të falsifikuara

Një përpjekje për tjetërsimin e paligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një operacioni të përbashkët hetimor dhe operacional të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, të dyshuarit kishin synuar të përfundonin procedurat për pajisje me dokumentacion noterial, përmes të cilit do të mundësohej shitblerja e pronave të regjistruara në emër të një personi tjetër.

Të dhënat e deritanishme të hetimit tregojnë dyshimin e bazuar se personat e përfshirë kanë përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar, si edhe dokumente të tjera përcjellëse, me qëllim që të përpilohej dhe vërtetohej një autorizim noterial. Pronari legjitim i 21 pronave dyshohet se nuk kishte dijeni dhe nuk kishte dhënë pëlqim për këtë veprim.

Prokuroria ka bërë të ditur se në dokumentin e falsifikuar figuronin të dhënat personale të pronarit të pronave, por fotografia i përkiste një personi tjetër. Ky person dyshohet se ishte përgatitur të paraqitej te noteri nën një identitet të rremë dhe të firmoste autorizimin.

Procedura është ndalur para se të përfundohej akti noterial, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve janë konstatuar mospërputhje në të dhënat identifikuese. Këto dallime kanë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar para noterit.

Në lidhje me rastin, tre persona janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orësh.

Gjatë bastisjes në pronën e njërit prej të dyshuarve, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një numër të madh dokumentesh pronësore, dokumente të gjendjes civile, kopje të dokumenteve të identifikimit, kontrata dhe materiale të tjera të lëshuara në emër të personave të ndryshëm.

të fundit

VLEN kërkon kalimin e kontratave të përkohshme në punësim të përhershëm, BDI paralajmëron rrezikun e favorizimeve partiake

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…

25 seconds ago

Ahmeti zhvilloi takim me të Dërguarin e Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

3 minutes ago

Kurti: Ligji për Byronë u vonua mbi tre vjet e gjysmë, por synimi ynë vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

3 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët marshojnë në Prishtinë për drejtësi

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

3 minutes ago

Tym i dendur mbulon periferinë e Elbasanit, shqetësim për ndotjen në Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

10 minutes ago

Krijohet grupi punues për hartimin e ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

15 minutes ago