Mjekja tregon historinë e djalit që humbi dëgjimin pasi e puthi e dashura në vesh

Një në katër persona në Angli do të vuajë nga humbja e dëgjimit deri në vitin 2030 për shkak të faktit se ata po dëgjojnë muzikë shumë me zë të lartë, sipas një studimi të ri.

Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se mbi 1/3 e pacientëve që mbërrijnë në spital me probleme dëgjimi janë nën 50 vjeç, duke llogaritur pothuajse 50.000 pranime.

Klodiana Zaharia, otorinolaringologe tha se personat që punojnë në ambientet e zhurmshme janë ata që me kohën manifestojnë probleme me dëgjimin.

Ajo tregoi rastin e një të riu që kishte humbur menjëherë dëgjimin pasi e dashura e kishte puthur në vesh.

“Të rrezikuar nga humbja e dëgjimit janë që nga punëtorët e fasonerive, deri te D.J, oficerët e policisë që bëjnë qitje pa kufje, të gjithë adoleshentët që përdorin kufje vazhdimisht. Një rast i veçantë që më ka ardhur ka qenë një çift, që duke luajtur me njëri-tjetrin, djali kishe humbur dëgjimin pasi  vajza e kishte puthur afër veshit. Aq e fortë ishte puthitja e buzëve afër veshit saqë i ishte çarë daullja e veshit”, tregoi mjekja në EuroNews.


Shtuar 31.05.2023 10:21