Planetit i është shtuar një tjetër ishull sëfundmi. Ai është më i riu dhe ka ardhur “në jetë” pas një vullkani nënujor. Toka është në një evoluim të vazhdueshëm dhe proceset e zhytjes së ishujve apo daljes së të rinjve janë normal.
Ishulli më i ri në botë nuk është emëruar ende, por u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor pranë brigjeve të ishullit japonez Ivo Jima.
Diametri i tij është vetëm 100m dhe ngrohet rreth 20m mbi sipërfaqen e detit.
Ishulli qëndron një kilometër larg Iëo Jima dhe 1,200 kilometra larg ishujve kryesorë të Japonisë.
Pamjet ajrore nga vendndodhja tregonin hirin mbi ishullin e vogël që tashmë është bërë pjesë e zinxhirit ishullor Ogasaëara.
Universiti i Tokios konfirmoi se erupsioni final ishull-formues kishte ndodhur më 30 tetor.
Ekspertët kanë gjurmuar aktivitetin sizmik në zonë që prej vitit të shkuar teksa profesori vendas i vullkanologjisë Setsuya Nakada, tha për rrjetin ‘Japan Times’ se magma shpërthente prej disa kohësh dhe është solidifikuar në shkëmb poshtë sipërfaqes së ujit.
Nakada shtonte: “Mendoj se ishulli i formuar do të mbetet përgjithmonë, ai mund të vijojë të zmadhohet, por nuk jam i sigurtë nëse erupsioni do të vijojë”. /albeu.com