Zbulohet peshkaqeni shqiponjë, por tashmë i zhdukur. Në vitin 2012 një grup kërkuesish ndërkombëtarë nxorrën në dritë fosilet e një kafshe të panjohur, dhe i janë dashur rreth 10 vjet për të arritur në konkluzionin e tanishëm.
Është një lloj peshkaqeni deri më tani i panjohur, që rreth 90 mln vjet më parë, notonte në ujërat e gjirit të Meksikë.
Karakterizohej nga zgjatje në zonën e karaharorit, gjë që i dha edhe emrin peshkaqeni “shqiponjë”, pasi dukej sikur kishte krahë.
Detajet e zbulimit dhe të gjithë punës kërkimore janë publikuar në revistën “Shkenca”.
Sipas kërkuesve, peshkaqeni ishte i gjatë 1.65 m, kishte gojë gjigande por dhëmbë shumë të vegjël dhe kreshta që dukeshin si flatra me hapje prej 2 metrash. Nga përshrkimi duket si një krijesë e tmerrshme, por nuk ishte i rrezikshëm dhe ushqehej me plankton, duke qenë i padëmshëm për kafshët e tjera detare.
Ky zbulim pasuron listën e faunës. Veçanërisht një grup peshqish që tashmë janë specie të zhdukura.