U përpoq të vidhte në biznesin e tij, pronari i restorantit i ofron një punë hajdutit

Pasi dikush theu xhamin për të hyrë në një restorant në Augusta, Georgia, gjatë fundjavës, pronari i biznesit u kundërpërgjigj në mënyrë të pazakontë: Ai i ofroi të dyshuarit një punë.

“Asnjë polic, asnjë pyetje. Le të ulemi dhe të flasim se si mund t’ju ndihmojmë për të shkuar drejt një rruge më të mirë”, shkroi Carl Wallace në një postim në Facebook, me imazhin e derës së copëtuar.

Carl është pronar i “Diablo’s Southwest Grill” për rreth tetë vjet. Ai tha se dikush hyri rreth orës 4 të mëngjesit dhe ishte jashtë për rreth 45 sekonda pasi alarmi u ndez. Wallace tha se reagimi i tij fillestar ishte “zemërimi” dhe “zhgënjimi”, por më pas u ndje keq për personin.

“Të vjen keq për rrugën që ata kanë zgjedhur në jetë. Të bën të mendosh për rreziqet në të cilat ky person e vendos veten, sa herë që e bën këtë.”

Pronari i “Diablo’s” tha se ai mendon se i njëjti person ka shënjestruar kohët e fundit, të paktën dy biznese të tjera, bazuar nga bisedat me kolegët e tij. Megjithatë, edhe nga një shtysë e fundjavës së Pashkëve, Carl mendon se gjëja e duhur për t’u bërë është falja.

“Kjo do jetë thjesht një përpjekje për të ndihmuar dikë që është qartazi në rrugën e gabuar të jetës”, u shpreh ai.


Shtuar 13.04.2021 14:27